Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..