Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata Kushtetuese lejoi që Kryeprokurori të hetohet

Foto: arkiv

Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri se nuk ka pengesë që çdo një prokuror të hetojë Kryeprokurorin.

Vendimi u mor pas një pyetjeje nga ana e qeverisë, si rrjedhojë e raportit të Komisionit të Venecies, raport ky rekomandoi një reformë radikale në Kushtetutë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që të hiqet paprekshmëria e Kryeprokurorit.

Gjykata Kushtetuese shprehu pozitën e vet edhe sa i përket kërkesës së Presidentit Rumen Radev për shpalljen si kundërkushtetuese të disa teksteve në Ligjin për Shëndetin të lidhura me gjendjen e jashtëzakonshme epidemike, të cilat kufizojnë disa të drejta kryesore të njeriut.

Sipas informacionit jozyrtar të BNR-së gjyqtarët kushtetues nuk i përkrahin vërejtjet e Presidentit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD