Me 105 vota “pro”, 12 “kundër” dhe zero “të abstenuar” Parlamenti përkrahu vendimin që mjetet për energji elektrike nga e ashtuquajtura “rezervë e ftohtë” t’i jepen në rast nevoje vetëm centralit termik elektrik “Marica Iztok – 2”, i cili është shoqëri shtetërore. Deri tani më shumë mjete për këtë merrnin centrali termik elektrik “Varna” – pronë e kryetarit të nderit të partisë së turqve etnikë bullgar Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), centrali termik elektrik “Bobovdoll” dhe centrali termik elektrik “Marica – 3”.
Reaksioni më i ashpër si rezultat i vendimit ishte i DPS-së. Deputeti i Lëvizjes Ramadan Altaj shpalli se ndoshta ministri tjetër i pushuar nga detyra në kabinet do të jetë ajo e energjetikës Temenuzka Petkova. Sipas Altajit me vendimin e sotëm shkelet parimi në energjetikë që nga viti 2003, sipas të cilit “rezerva e ftohtë” duhet të caktohet në ankand. Altaj shpalli se ndryshimet ligjore bëhen jo sipas parimit të rotacionit, por sipas parimit të urrejtjes partiake.
Valentin Nikollov nga GERB-i ra dakord se vendimi është politik.Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar të..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..