Vrapuesja më e mirë bullgare Ivet Lalova-Collio përsëri triumfoi në turneun e atletikës së lehtë në Rieti. Në qytetin italian ajo fitoi në vrapimin në distancën 100 metra me 11.31 sekonda. Vrapuesja jonë triumfoi gjithashtu edhe në 200 metra me rezultat 23.22 sekonda. Starti tjetër i Ivet Llalovës është për Ligën e Diamantit në Monako më 14 gusht.
Tek meshkujt në distancën 100 metra Petër Peev mbaroi garën i dytë me rezultat 10.50 sekonda.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..