“Varianti më i mirë për vendin është zgjidhja e krizës politike sa më shpejt” – deklaroi sociologu Cvetozar Tomov në programin “Nedelja 150” (“E diela 150”). Sipas tij mund të ketë zgjedhje para afatit pas rreth dy muajsh e gjysmë në rast se arrihet marrëveshje e qartë mes forcave politike për formimin e shpejtë të qeverisë teknike.
“Në situatën e tanishme të krizës së ashpër politike shanset e një qeverie për t’u përballur me krizën shëndetësore lidhur me epideminë që pritet gjatë vjeshtës janë të vogla”, shtoi ai.
Nga ana e vet analizatori Julij Pavllov deklaroi se nuk është e qartë se çfarë kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme disa muaj para zgjedhjeve të rregullta. “Zhvillimi i zgjedhjeve nën presionin e rrugës nuk është një shenjë e mirë. Duhet të ketë një shkak i arsyeshëm” – është i mendimit ai. Për mendimin e tij ndërrimi i hpejtë i ministrave në kabinet është një provë e papërshtatshme për t’u pakësuar tensioni.Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen..