Filloi mbrëmja e 20 e protestave antiqeveritare me moton “Le ta mbrojmë demokracinë”. Të pakënaqurit ngulin këmbë për dorëheqjen e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit.
Organizata rinore e “Po, Bullgaria” thirri para vilës shtetërore “Sekvoja”, e cila u bë e njohur për fotografitë komprometuese kundër Kryeministrit Bojko Borisov, një performancë me emrin “Eksperiment hetimor në masë”. Protestuesit valëvitin bankënota me imazhin e Kryeministrit dhe ngulin këmbë për t’u shpejtuar hetimi, që të vërtetohet nëse janë autentike fotografitë dhe incizimet e audios.
Për shkak të masave kundër Covid-19 vetë Borisovi ndaloi që organizata rinore e partisë në pushtet GERB të organizojë kontraprotestë.Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..