Me dy kryqëzime kyçe të bllokuara – në” Orlov most”/ura e Shqiponjave/ dhe nëpër bulevardin “Car Osvoboditel” në afërsi me Presidencën, u gdhi Sofja pas ditës së 21 të protestave. Kërkesat janë për dorëheqjen e qeverisë, të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe për votim elektronik. Në kryqëzimet protestuesit kanë hapur çadra. Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Sofjes komisari i lartë Gjeorgji Haxhiev personalisht ka biseduar me protestuesit dhe u ka drejtuar lutje të mos bllokojnë lëvizjen, meqenëse u pengojnë qytetarëve të tjerë të shkojnë në punë, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Përpara minutave në brifingun e zhvilluar Haxhiev paralajmëroi se, sot pret probleme serioze me lëvizjen nëpër kryeqytet dhe se ka rrezik për ndeshje fizike midis protestuesve dhe qytetarëve të tjerë. Protesta ka dhe në një sërë qytetesh të tjera në vend - në Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse e të tjera.
Më 29 korrik, ditën e mërkurë, protesta të bullgarëve kishte dhe në Londër dhe në Këln, kurse për këtë të diel - 2 gusht, aksione të protestës të bashkatdhetarëve tanë organizohen në Vjenë, Londër, Berlin, Oslo, Madrid, Pragë, Montreal, Toronto dhe Athinë, transmetoi kanali televiziv-BTV.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..