Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. Kjo është një nga festat më të mëdha myslimane, e cila lidhet me fuqinë e besimit dhe shënohet me flijimin e një kafshe si shprehje të mirënjohjes ndaj të Plotfuqishmit. Simbolizon kokë uljen, pendimin, pajtimin dhe faljen.
E quajnë Kurban Bajramin festë të bamirësisë dhe të faljes. Qëllimi kryesor i saj është të afrojë bashkësinë e njerëzve, të cilët besojnë islamin. Festa vazhdon 4 ditë ku aksenti është i vënë mbi ditën e parë , kur meshkujt mblidhen për lutjen festive - bajram namaz dhe theret kurban.
“Në thelbin e vet Kurban Bajrami është një spastrim i fesë, nga të gjitha mangësitë dhe dyshimet, sqaron Vedat Ahmed, Kryetar i Këshillit të Lartë Mysliman në Bullgari. Kurban do të thotë “afrim”. Nga njëra anë afrimi është me të Plotfuqishmin, kurse nga ana tjetër është sociale, me fjalë të tjera me njerëzit e afërm, me njerëzit e fisit dhe komshinjtë. Kurbani ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë lihet për familjen, me pjesën e dytë qerasen miqtë gjatë kohës së festës, njerëzit e afërm dhe komshinjtë, kurse pjesa e tretë u ndahet njerëzve më të varfër dhe nevojtarëve. Përveç kësaj, gjatë kohës së Kurban Bajramit bëhen vizita nga më të rinjtë tek më të moshuarit, gjë me të cilën ata tregojnë respektin dhe nderimin e vet. Nga ana e tyre më të moshuarit tregojnë dhembshuri ndaj të rinjve, gjë e cila ndihmon për afrimin dhe lidhjen më të madhe të shoqërisë. Pikërisht prandaj feja islamike ngulmon mbi këtë festë, duke dëshiruar që shoqëria jonë të jetë e bashkuar, në të gjithmonë të ketë mëshirë dhe dhembshuri”.
Sivjet festa e Kurban Bajramit do të jetë më speciale, sepse për shkak të situatës të pandemisë bajram namaz do të zhvillohet jo në xhamitë, por në të hapur, gjë e cila sjell një shije tjetër në jetën e myslimanëve, shton Vedat Ahmed dhe bënë thirrje për respektimin e kërkesave kundra epidemike.
Mbi 577 mijë janë bullgarët, të cilët besojnë në fenë islamike, tregojnë të dhënat nga numërimi i fundit gjatë vitit 2011. Për të gjithë ata festa e sotme është shkak të takohen me njerëzit e vet më të afërt.
“Në vet ditën e bajramit është mirë të mblidhet e gjithë familja, pavarësisht se kjo është gjë shumë e vështirë në këto kohë, më në veçanti kur të rinjtë janë jashtë shtetit. Ne si parim marrim pushim në këtë ditë - tregon tezja Mestan nga qyteti Krumovgrad për traditat e lidhura me festën. Pas lutjeve në xhami, burrat kthehen në shtëpitë e tyre dhe si flijim theret dash ose ndonjë kafshë tjetër.
Ai që nuk ka mundësi të therë kurban, nuk është i detyruar që ta bëjë. Por sipas vullnetit të vet mund të gëzojë ndonjë nevojtar, duke i dhuruar para, aq sa është sipas forcave të tij.
“Në këtë kohë gratë merren me përgatitje të tjera për festën - spastrimin e shtëpisë, përgatitjen e bakllavasë dhe të byrekut - të cilat janë tradicionale për këtë ditë - vazhdon tezja Mestan. - Në këtë ditë çdo një mundohet të shikoj nënën e vet, babin, kurse po të mos ka mundësi të shkojë deri tek ata, t’i marrë në telefon për t’i uruar. Sepse festat janë një urë midis brezit të të mosuarve dhe brezit të ri. Nëpër fshatra njerëzit më të moshuar vizitohen nga të gjithë të rinjtë e fshatit. Iu puthim dorën dhe u kërkojmë falje në qoftë se kemi bërë gabime, i darovisim. Bëjmë dhe kazanë të përbashkët, ku e përgatisim kurbanin, pas së cilës ai ndahet nëpër të gjithë fshatin”.
Në Krumovgrad sivjet nuk do të ketë tavolina të përbashkëta, thotë tezja Lejlja Mestan. “Nuk e di nëse do të jetë mirë dhe t’u puthim dorën të gjithë njerëzve të moshuar, gjë e cila ishte një traditë. Por, në kushtet e pandemisë nuk është serioze t’u bësh vizita të gjithëve - kjo sjellë një rrezik të madh. Është shumë mirë të shikohemi, por u drejtoj lutje të gjithë njerëzve të respektojmë distancë dhe disiplinë që të mos vuajmë pas festës.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Lejlja MestanMë 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..