Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalim deri në majën Murgavec dhe akoma mundësi të tjera për një pushim aktiv i tërheqin turistët në qendrën turistike Pamporovo

Foto: pamporovo.me

Qendra turistike  Pamporovo organizon më 1 gusht  një kalim turistik nëpër rrugën e re malore deri në majën e dytë për nga lartësia në rajonin e vendpushimit - Murgavec (1859 metra) dhe Parkun Aventuresk “Jazovira”. Ngjarja është pjesë e iniciativës së kompleksit kulturor “Lëviz, merr frymë, trego!” qëllimi i së cilës është t’i motivojë turistët të kalojnë në mënyrë aktive më shumë kohë mes natyrës. Kalimi deri në majë  është me një ngarkesë të lehtë fizike dhe është pjesë nga propozimet javore të qendrës turistike, për të cilat propozohen 15% pakësim nga çmimi. Në dispozicion të miqve të Pamporovos është dhe parku për biçikleta me 10 lloje të ndryshme të traseve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti i Rilindjes Kombëtare Bullgare Kotell tani është gjithashtu një destinacion skish

Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..

botuar më 25-03-06 6.35.PD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD

Të rinjtë bullgarë do të eksplorojnë Evropën përmes një udhëtimi falas me tren

558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...

botuar më 25-02-23 8.30.PD