Më 2 gusht të vitit 1903 shpërthen Kryengritja e Ilindenit, e konsideruar si një pikë kulmore në lëvizjen nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene. Ajo është fryt i intrasigjencës së popullit bullgar kundra vendimeve të Kongresit të Berlinit nga viti 1878, kur Fuqitë e Mëdha përcaktojnë që këto dy krahina të mbeten jashtë kufijve të Bullgarisë së çliruar nga sundimi pesëshekullor Osman.
Është formuar një rrjet i dendur i komiteteve revolucionare në tokat e mbetura nën drejtimin e sulltanit, kurse disa vjet më vonë është vënë fillimi i lëvizjes guerile e cila ka kontribuar për përgatitjen e kryengritjes.
Gjatë janarit të vitit 1903 në Kongresin e Selanikut të VMORO është marrë vendim për kryengritje. Ajo shpërthen në Rrethin Revolucionar të Manastirit në Maqedoni në festën kishtare të Shën Ilias më 2 gusht /sipas stilit të vjetër/, që ku vjen dhe emri i saj. Në ditën e shndërrimit të Zotit-19 gusht/ sipas stilit të vjetër/, kryengritja shpërthen dhe në Edrene. Rebelët mundin të çlirojnë qytete të shumta në rajonin e malit Stranxha dhe qytetet buzë detit Carevo dhe Ahtopoll.
Më shumë për këto ngjarje historike dhe momentet e tyre kulmore-shpalljen e republikave Krushevo dhe Stranxha, lexoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë, kushtuar Kryengritjes së Ilindenit.
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..