Mos dëshira e pushtetit të dëgjojë zërat e protestave, të cilat tanimë pothuajse një muaj me radhë këmbëngulin për dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm, ushqen vendosmërinë e demonstruesve ta çojnë nismën e filluar deri në përfundim të suksesshëm. Rrugë gjithnjë e më të shumta të bllokuara, gjithnjë e më shumë qytete të ngritura në protestë, gjithnjë e më shumë bullgarë të cilët demonstrojnë jashtë shtetit - kështu po ngjan vera bullgare e vitit 2020.
Sipas psikologes politike profesoresha Antoaneta Hristova, protesta ka karakter jo të strukturuar, meqenëse njerëzit nga sheshet nuk njohin një formacion të unifikuar politik.
“Kemi dy variante për zhvillimin e situatës - komenton ajo për Radion Kombëtare Bullgare. - Varianti i parë është dorëheqja e kabinetit dhe kalim drejt qeverisë teknike, të formuar nga presidenti Rumen Radev. Por, ky variant është pothuajse i përjashtuar. Sepse në shoqëri u formua mosbesim ndaj institucioneve në tërësi. Varianti i dytë është të zhvillohet dialog me protestuesit dhe pjesërisht të plotësohen kërkesa të tyre deri në zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kërkesa këto të cilat duken më kuptimplota nga pikëpamja e demokracisë.”
Pavarësisht se bëri disa zëvendësime ministrore dhe shpalli disa masa sociale, qeveria nuk mundi të zbusë tonin e ultimatumeve ndaj vetes së vet, që të hyjë në dialog me protestuesit. Në një situatë të tillë të elektrizuar, jo vetëm të rinjtë, por e gjithë shoqëria politizohet dhe kjo është e diktuar nga ndjenja e mungesësë së drejtësisë, mendon Kallojan Vellçev, politolog dhe autor në platformën e rinisë për analiza “Anbllok”.
“Nga kjo pikëpamje ne të rinjtë nuk jemi më specialë - thotë ai në intervistën para Radios Kombëtare Bullgare. - Na përcaktojnë si një avangardë të protestës, sepse jemi diçka e re në të dhe shpresoj se politizimi i të rinjve mund të japë rezultat pozitiv. Kur pjesa më e madhe prej nesh janë socializuar, kjo ka ndodhur në një mjedis jashtëzakonisht armiqësor ndaj politikës dhe mënyrës së bërjes së saj. Prandaj është dhe fare normale që një pjesë e madhe prej nesh të anësojmë prej saj. Por, pikërisht kjo shpresë, e cila lind në këtë moment në shesh, mund t’i detyrojë shumë nga të rinjtë gjithsesi të hyjnë në luftën politike, që të mbrojnë idetë e tyre, ashtu siç e bëjnë nëpër protesta.”
Gjatë vitit 2013 kur u zhvilluan protestat e fundit në masë tek ne kundra qeverisë së Pllamen Oresharskit, shkrimtari Vlladimir Zarev e përshkroi revoltën popullore në romanin e tij “Orllov most”/Ura e Shqiponjave/. “Por mjerisht, protestat krijuan iluzionin se në Bullgari më në fund është ndërtuar dhe është formuar shoqëri civile, e cila të frenojë drejtimin histerik prej egoisti”, deklaroi atëherë autori. Por sot, a ka ndryshuar diçka?
“Partia GERB prej 10 vjetëve ka fuqi të plotë, të cilën kryeministri e ktheu në pushtet të vetëm - thotë shkrimtari.- Bojko Borisovi i zgjidh të gjitha problemet, por, mjerisht makina e shtetit nuk funksionon, shoqëria jonë është e kalbur, u shpërndahen para oligarkëve të veçantë, dhe problemi më i madh – korrupsioni, mbetet."
Protestat nuk janë kaq sociale, sesa kanë për qëllim të arrijnë deri tek një ide e vetme shpëtuese për të gjithë popullin, mendon akoma Vlladimir Zarev. Shpresat e veta për unitet të shoqërisë civile dhe për frenimin e "egoizmit histerik të partive dhe oligarkëve” shkrimtari i lidh me njerëzit e rinj nga sheshet, të cilët një ditë do të hyjnë në pushtet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..