Mundësia për valë të dytë të Covid-19 është reale. Zhvillimi i pandemisë është në varësi të respektimit të masave kundërepidemike. Aktualisht po e shohim efektin e refuzimit të kufizimeve pas masave të rrepta, tha para BNR-së prof. Hristo Najdenski, udhëheqës i Departamentit të Mikrobiologjisë Infektive në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Ndoshta në fund të vitit, po të ketë vaksinë, qeveria do t’i zbutë masat, është i mendimit shkencëtari.
Prof. Najdenski shpjegoi se për shkak të kritereve të ndryshme dhe që të mos ndalohet financimi i projekteve të tjera studimet për vaksinën bullgare kundër koronavirusit nuk do të financohen nga Fondi “Studime Shkencore”, por nga mjetet rezervë të Akademisë Bullgare të Shkencave.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..