Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.
“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.
Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..