Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti akuzoi qeverisjen autokratike për krizën në vend

Foto: BTA

Në rezidencën “Bojana” gjatë paraqitjes së Dokumentit Strategjik Kombëtar të përpunuar nga Këshilli Strategjik pranë Kreut të Shtetit Presidenti Rumen Radev akuzoi udhëheqjen autokratike 10 vjeçare për krizën në vend.

Sipas Radevit shteti është në një moment historik. Qytetarët kanë dalë nga gjendja e apatisë dhe e hipnozës së propagandës dhe pa frikë deklarojnë dëshirën e tyre për një shtet normal demokratik evropian. Thirrjet për dorëheqje dhe zgjedhje të ndershme me votim me makina dhe në distancë, të cilat dëgjohen jo vetëm tek ne, por edhe jashtë shtetit, janë fakt. Sipas Presidentit kriza e tanishme mund të përballohet vetëm me vullnet të bashkuar dhe pozitë aktive civile, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD
Kostadin Kostadinov

"Vëzrazhdane" organizon një aktivitet në Sofje "për të shpëtuar levën bullgare"

Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..

botuar më 25-05-16 3.24.MD