Me një aksion në tërë vendin pas orës 4 të mëngjesit policia hoqi pa dhunë bllokadat në udhëkryqet në Sofje, Varna, Plovdiv dhe afër Stara Zagorës. Një pjesë e protestuesve deklaruan para BNR-së se do të bllokojnë përsëri udhëkryqet kryesore dhe se veprimet e policisë nuk janë të drejta, sepse të gjithë e kanë të drejtën e protestës.
Nga ana e vet policia bëri të ditur se i ka ndërmarrë këto veprime që të mund të lëvizin lirisht qytetarët.Autostrada "Evropa" do të hapet për qarkullim deri në mes të shtatorit, raportoi BTA. Gjatësia totale e saj është 63 km dhe përbën një segment të rëndësishëm të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Traseja nis nga kufiri me Republikën e Serbisë..
Gjatë një inspektimi nga departamenti "Inteligjenca dhe Hetimi Doganor" në Departamentin e Doganës së Sofjes, u gjetën 2800 cigare elektronike të paligjshme njëpërdorimshe të tipit "vape", njoftoi Agjencia “Dogana”, e cituar nga BGNES. Secila prej..
Të enjten do të bajë mot me diell, ndërsa pasdite mbi zonat malore do të ketë re të lehta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet lindore deri mesatare, nga jugu-juglindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 31° dhe..
Deri më 18 gusht, nga ndërprerje në furnizimin me ujë janë prekur gjithsej 260 868 persona, 16 qytete dhe 283 fshatra, njoftoi ministri i zhvillimit..
Të premten , një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend. Era do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të forcohet, më së voni në..
Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë..