Nuk mund të përgjigjem se kush propozoi heqjen e bllokadave me çadra. Në Këshillin e Koalicionit e diskutonim në vazhdim të një ore çështjen dhe arritëm në përfundimin se policia duhet ta kryejë punën e vet, tha lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov.
Para Televizionit Nova zëvendëskryetari i Parlamentit deklaroi se GERB dhe Patriotët e Bashkuar janë zgjedhur nga mbi 1.5 mln vota në zgjedhjet e rregullta. Do të ketë zgjedhje, por pas 6 muajve. Nuk mendojmë se kërkesat e protestuesve janë serioze. Ata nuk kanë platformë ideore. Po shoh luftë për pushtet, por jo në mënyrë kushtetuese.
Në Këshillin e Koalicionit nuk është shqyrtuar ideja e deputetit Georgi Markov për impeachment të Presidentit Rumen Radev, saktësoi Simeonov.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..