Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët do të protestojnë në dhjetë shtete gjatë fundjavës

Protesta e tretë në Munih më 6 gusht
Foto: @bgprotests

Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit do të protestojnë edhe këtë fundjavë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit. Demonstrata do të zhvillohen në 24 qytete në 10 vende, mësoi Radio Bullgaria nga bullgarët që banojnë jasht.

Në Gjermani janë organizuar protesta në Berlin, Këln, Manhajm dhe Hamburg. Bullgarët në Britaninë e Madhe do të protestojnë në London, Oksford dhe në Birmingham. Do të ketë protesta edhe në kryeqytetet të Francës, Çekisë, Norvegjisë dhe Holandës. Në SHBA janë parashikuar demonstrata në Boston, Nju Jork dhe Çikago, në Kanada – në Vankuvër, Toronto dhe Monreal, në Australi – në Sidnei, Perth, Adelaida, Melborn dhe Brisbane, në Zelandën e Re – në Okland.

Fundjavën e kaluar bullgarët jashtë shtetit nga 12 shtete përkrahën me protestën e vet bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë një muaj dalin në sheshet e Bullgarisë. Përtej kufirit po përgatiten letra për misionet diplomatike, që të njihen me kërkesat e pakënaqurve nga pushteti, si dhe një protestë e përbashkët para selisë së Komisionit Evropian.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD