Zjarret e regjistruara deri më 7 gusht 2020 në territoret pyjore të Bullgarisë janë 300 sipas informacionit të BTA-së. Sipas të dhënave të Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve në sipërfaqet e djegura nga 16 600 dynym u dëmtuan pyje halore dhe gjetherënëse, barishte dhe sipërfaqe të papyllëzuara. Bashkë me zjarrfikësit ditë e net në luftimin e stuhisë së zjarrit në vijën e parë janë qindra pylltarë nga ndërmarrjet shtetërore pyjore dhe nëpunës të Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve. Në zjarrin më të madh deri tashti në afërsi të pikës kufitare Lesovo u dogjën më se 12 300 dynym sipërfaqe pyjore. Përditë për shuarjen e këtij zjarri përveç zjarrfikësve përfshihen më se 80 pylltarë dhe më se 15 automobila.
Orët e fundit në rajonin e qytetit Haskovo u shpërthyen zjarre të reja. Digjen barishte dhe pyje gjetherënëse në rajone arritja te të cilët është e vështirësuar, transmetoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare.
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..