Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov: “Marrja e vendimeve të rënda është me rëndësi”

Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov shpalli se ka marrë vendime “të rënda”. Ai e tha këtë gjatë vizitës së tij në ndërtimin e autostradës “Evropa”. Kryeministri nuk saktësoi se çfarë janë këto vendime, por nënvizoi se do të shpallen së shpejti. “Marrja e vendimeve të rënda është me rëndësi. Unë i kam marrë vendimet e mia”, deklaroi Borisov në një video të transmetuar live në faqen e tij personale në Facebook.

Kryeministri i bëri këto deklarata në sfondin e protestave antiqeveritare në vazhdim me bllokada në udhëkryqet kryesore në Sofje dhe Varna, bëri të ditur reporterja e BNR-së Mira Stefanova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD