Shumë njerëz përkrahin protestat antiqeveritare në vend, megjithëqë qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, nuk duhet të përfytyrojmë se ato do të shndërrohen në një energji të madhe politike e cila do të rrëzojë tërë sistemin. Këtë qëndrim e shprehu para Radios Kombëtare Bullgare politologu nga Qendra Analizuese “Trend” Dimitër Ganev. Energjia e protestave do të shtojë votat e partive “Ka popull të tillë” të shoumenit Sllavi Trifonov dhe “Bullgaria Demokratike”, por ndryshim radikal në parlament nuk do të ketë. Problemi është se mungon një alternativë e fortë e qeverisjes së tanishme, gjë që ndihmoi qëndrimin e gjatë të zotit Bojko Borisov në pushtet. Sipas politologut tensioni social do të rritet gjatë dimrit, kur do të hasemi ballë më ballë me pasojat e Covid-19. Përmasa e krizës do të jetë më e madhe se sa kriza globale nga vitet 2008-2009, mendon Ganevi.
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..