Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vajzë 16 vjeçe nga Bullgaria u bë fytyra reklamuese e një shkolle të mesme në Holandë

Foto: Skype

Aleksandrina, familja e së cilës është nga qyteti Pazarxhik, por jeton  në Holandë prej 20 vjetëve, u shpall nxënëse e vitit 2020. Një fotografi e saj, bashkë me mësuesen e saj kujdestare, është e vendosur nëpër tabela të shumta nëpër qytet, si dhe në sajtin e shkollës së saj. Njohja vjen për shkak të mesatares së saj të lartë.

Aleksandrina është me një prejardhje rome. Vajza tregon se ia dedikon të gjitha arritjet dhe sukseset e saj familjes. Prindërit e saj gjithmonë e kanë inkurajuar që të mësojë dhe të zhvillohet nga ana intelektuale - pohon nxënësja e shkëlqyer. Këmbëngulja e saj e madhe nuk mbetet pa u vënë re në shtetin e huaj dhe ajo fiton një vëmendje të posaçme.

“Dhe unë isha një nxënës shumë i mirë, por nuk pata mundësinë të vazhdoj të mësoj në Bullgari” - thotë në një intervistë të dhënë për televizionin Nova Janko Jankov - babai i Aleksandrinës. Prindërit e tij kanë qenë bojaxhinj dhe ai e ka trashëguar zanatin e tyre. Me këtë merret në këtë moment dhe në Holandë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD