8 kilometrat e para të vijës së tretë të metrosë së kryeqytetit do të vihen në shfrytëzim deri në fund të gushtit siguroi kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Është gati edhe një pjesë tjetër nga 4 kilometra në lagjen “Ovça Kupell” ku do të fillojë sprovimi i trenave. Sipas zonjës Fandëkova pritet që në ato dy pjesa të udhëtojnë afro 110 mijë veta për ditë. Para BNR ajo shtoi, se emisionet e dëmshme që lëshohen për vit do të ulen me më se 11 mijë tonë. Pritet edhe ulja e trafikut me afro 25 për qind. Projekti kushton 498 milion euro – 312 milion prej të cilave janë financim falas nga Komisioni Evropian.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..