Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i shëndetësisë është gati për dialog me infermieret e pakënaqura

Kirill Angellov
Foto: BGNES

Ministri i Shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov është gati të takohet me infermieret dhe të shqyrtojë me to kërkesat e tyre profesionale. Këtë ai e shpalli në qytetin Ruse në lidhje me protestën pa një afat të caktuar të infermiereve të planifikuar për sonte përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Angjellov  shprehu dyshime se, tek infermieret ka një pakënaqësi kombëtare dhe vuri në dukje se nuk ka zbuluar një të tillë gjatë vizitës së tij nëpër vend. Sipas fjalëve të tij, rrogat e infermiereve varen nga drejtorët ekzekutiv të spitaleve përkatëse. Masat e ndërmarra nga qeveria në kontekstin e pandemisë, do të çojnë deri në shtimin e buxheteve të spitaleve, vuri në dukje ministri Angjellov. Informacioni është i korrespondentes sonë në qytetin Ruse - Asja Pençeva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD