Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia “Volja” u shpall kundër bllokimeve

Veselin Mareshki
Foto: BGNES

Lideri i Partisë “Volja” dhe zëvendës kryetar i Kuvendit Popullor Veselin Mareshki tha në qytetin Varna, se partia e tij shpallet kundër bllokimeve të protestuesve. Kundërvënia midis protestuesve dhe qytetarëve të tjerë mund të çojë deri në përplasje gjë që nuk duhet të lejohet, tha Mareshki. “Nuk duhet të lejojmë që disa njerëz të bllokojnë milionë të tjerë dhe jeta e tyre e lirë”, tha ai. Sipas tij duhet të kërkohet përgjegjësi penale “të gjithë ata të cilët nxisin shtetasit njeri kundër tjetrit – presidenti Rumen Radev, ish avokatja e popullit Maja Manollova, “Trioja Helmuese”, Hristo Ivanov nga partia “Po, Bullgaria”, njoftoi nga Varna korrespondenti i BNR.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni..

botuar më 25-08-14 6.48.MD

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD

"Postat Bullgare" paralajmërojnë për rrezik nga më shumë leva false deri në fund të vitit

"Postat Bullgare" filluan trajnimin e gjithsej 3000 punonjësve të saj në 2230 pika postare në lidhje me pranimin e euros në Bullgari dhe këmbimin e levave në euro në vend. Këtë e bëri të ditur Stanimir Belinov, zëvendësdrejtor i shoqatës. Punonjësit do..

botuar më 25-08-14 4.32.MD