Një objekt arkeologjik afër fshatit Strojno pranë Ellhovos ka potencial të madh që të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik-kulturor në Evropën Juglindore. Gërmimet po zhvillohen nën udhëheqjen e Daniela Agre nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Ellhovo dhe janë financuar nga fondacioni ndërkombëtar “Horizonte”.
Para BTA-së Daniela Agre sqaroi se objekti është studiuar në vitin 2018 me një radar të posaçëm. Sipas fjalëve të arkeologes studimi ka zbuluar një kompleks të madh arkitekturor në një sipërfaqe prej 35 dynymësh. Vetëm godina e tij kryesore është rreth 25 dynymë.Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..
Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..