Pjesëmarrësit në aksionet e protestave deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin pozitën e tyre civile deri në dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Protestuesit në kampin e çadrave në “Orllov Most” gjithashtu janë gati të vazhdojnë formën e tyre të protestës deri në fund.
Pjesëmarrësit në kontra-protesta u grumbulluan në rajonin e bulevardit të kryeqytetit “Sitnjakovo” duke u shpallur kundër bllokadave të arterieve kryesore rrugore dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Ata gjithashtu do të protestojnë këtë mbrëmje – për herë të gjashtë me radhë.
Gjithnjë e më rrallë arrihet deri në konflikte dhe vërejtje të ashpra mes pjesëmarrësve në bllokada dhe kalimtarëve, të cilët nuk e përkrahin këtë formë të protestës.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë që të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..