“Regjimet totalitare kanë asgjësuar milionë fate njerëzore. Dhuna dhe ashpërsia, me të cilat shkeleshin liri kryesore, nuk kanë vend në botën e sotme!” Këtë e shkroi Kryeministri Bojko Borisov në faqen e vet në Facebook me rastin e 23 gushtit – Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të nazizmit e të komunizmit.
“Nuk ka vend për nacionalizëm dhe komunizëm, as për revanshizëm dhe ndarje”, shkroi gjithashtu Kryeministri, duke nënvizuar se grushtet e ngritura dhe provokimi i qëllimshëm i tensionit mes qytetarëve nuk janë simbol i demokracisë.
“Besoj se rendi, zhvillimi dhe mirëkuptimi arrihen me dialog dhe jo me grusht! Prandaj le t’i mbrojmë me veprat tona”, bëri thirrje Bojko Borisov, duke shënuar në fund: “Le të përkulemi para kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare!”GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..