Në mëngjesin e 47 të protestës të qytetarëve me kërkesë për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit do të vendosin lule para godinës së administratës së rrethit të Sofjes. Shkasi është publikimi në Facebook i prefektit Ilian Todoroiv me fjalë ofenduese ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare. Në kryeqytet mbeten të mbyllura tri udhëkryqe kryesore – në Orllov Most, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.
Dje dita e 46 e protestave kaloi qetë në Sofje. Demonstruesit kaluan nga sheshi “Nezavisimost” pranë kampit të çadrave në udhëkryqin e Orllov Mostit. Ata realizuan një video-lidhje me pjesëmarrësit në protestat në Varna. Për të gjashtën mbrëmje me radhë u mbajt edhe një kontra-protestë kundër bllokimit të rrugëve kryesore në kryeqytet.
Në fundjavë u zhvilluan protesta edhe në qytete të tjera të vendit dhe të bullgarëve në shtete të ndryshme të botës – në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Spanjë, Venet e Ulëta etj.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..