Sipas tekstit të propozuar lidhur me sistemin gjyqësor kryeprokurori nuk do të ketë pushtet të tepruar. Këtë e tha në një intervistë për BNR Krasimir Cipov zëvendës kryetar i grupit parlamentar të partisë GERB. Ai saktësoi se bëhet fjalë për ndarjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Inspektoratit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në dy organe – Këshill të Gjyqtarëve dhe Këshill të Prokurorëve dhe Hetuesve me inspektorate pranë tyre.
Ideja është që bashkësia përkatëse e magjistratëve të zgjidhë çështjet që i përkasin dhe në këtë mënyrë të hiqet dyshimi për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..