Pas provës së pasuksesshme për heqjen e kampit me tenda në udhëkryqin para Universitetit të Sofjes, bllokimi në rajon mbetet. Kjo u bë përderisa pjesa e madhe e protestuesve ishin në mitingun para Rezidencës “Bojana” ku u zhvillua Mbledhja Kombëtare e Prokurorëve.
Para dite protestuesit vendosën lule para godinës së administratës së rrethit të Sofjes. Shkasi është publikimi në Facebook i prefektit Ilian Todoroiv me fjalë ofenduese ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare. Protestat vazhdojnë mbrëmjen e 47-të. Në kryeqytet mbeten të mbyllura tri udhëkryqe kryesore – në Orllov Most, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.
Që nga sot 24 gusht të pakënaqurit nga bllokimet e udhëkryqeve në kryeqytet do të mbledhin nënshkrime te shtyllat para Pallatit Kombëtar të Kulturës për dorëheqjen e presidentit Rumen Radev si “përçarës i kombit”.
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në Sofje, mëngjesi do të nisë me rreth 8°C. Gjatë ditës , do të ketë vranësira të herëpashershme,..
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u njoftua pas përfundimit të debateve që zgjatën më shumë se shtatë orë sot, 17 shtator, nga..
Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe ushtarake shtetërore në vendin tonë, deklaron se informacioni i paraqitur në video nuk..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira..