Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike

Ministri i Shëndetësisë prof. dr. Kostadin Angellov
Foto: BTA

Më 26 gusht Ministria e Shëndetësisë do të parashtrojë në Këshillin e Ministrave një raport për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë prof. dr. Kostadin Angellov.

Gjatë dy javëve të fundit sëmundshmëria në Bullgari po pakësohet në krahasim me javët e kaluara. Në qoftë se kjo tendencë mbetet nuk kemi në plan t’i shtrëngojmë masat dhe sistemi shëndetësor do të mund të përballet me situatën, nënvizoi Ministri Angellov. Ai i quajti “gënjeshtër të shëmtuar” pohimet se mbajtja e maskave jashtë do të jetë përsëri e detyrueshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën

Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..

rinovuar më 25-06-26 5.04.MD