Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje të bronzta në edicionin e 31 të Olimpiadës Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO 2020), e cila u zhvillua në distancë më 11 dhe 12 gusht. Bullgarët konkurronin mbi 280 nxënës nga 70 shtete.
Për të tretin vit me radhë të gjithë pjesëmarrësit në skuadrën bullgare fituan medalje në garën më prestigjioze ndërkombëtare të biologjisë.
Fituesit e medaljeve janë Kirill Toshev, Dimitër Kutrovski dhe Nikolla Dimitrov në klasën e 12 dhe Viktor Gilin në klasën e 11.
Udhëheqësit e skuadrës janë doc. Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë, doc. Snezhana Tomova-Gogova nga Fakulteti i Biologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe dr. Radosllav Aleksandrov nga Instituti i Biologjisë Molekulare.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..