Që nga 26 gushti vihet në shfrytëzim linja e tretë e metrosë së Sofjes, e cila do të lidhë lagjet “Haxhi Dimitër” dhe “Krasno Sello”. Vlera e projektit është 498 mln euro financim kombëtar dhe evropian.
Për të garantuar sigurinë e udhëtarëve në peronat e metro stacioneve ka porta ndarëse të tejdukshme të sinkronizuara me lëvizjen e trenave, tha për BNR inxhinieri Stojan Bratoev, drejtor ekzekutiv i Metropolitenit të Kryeqytetit. Transportimi i udhëtarëve do të jetë me 20 trena krejt të rinj që lëvizin pa makinistë.
Pas orës 14.30 ditën e sotme udhëtimi për të gjithë do të jetë falas.
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe Teknike për Transport dhe specialist i rrugëve, ka treguar se për vitin aktual janë ndarë rreth 600..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..