Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov u dhuroi ushqime familjeve maqedonase me fëmijë me autizëm. Ndihma humanitare është meiniciativë të ministres së jashtme Ekaterina Zaharieva për përkrahjen e familjeve në kohën e krizës Covid-19, njofton Agjencia Maqedonase e Informacionit. Aksioni është pjesë e një programi bullgar për ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për ata që janë më të kërcënuar në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kryetarja e Asociacionit “Në botën time” Vesna Stojanovska tha, se që prej 4 vitesh ambasada bullgare ndihmon të gjitha qendrat e fëmijëve të kërcënuar në Shkup dhe Ohër.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..