Kazakistani-vendi i cili ka shkelur në dy kontinente-në Evropë dhe në Azi, në Bullgari është i njohur dobët dhe i rrethuar në mister. Por pavarësisht nga kjo të dyja shtetet kanë një hallkë lidhëse të padukshme midis tyre - rreth 4 500 bullgarë në përbërjen e një popullsie mbi 18 milionëshe të vendit të diellit të artë.
Si dhe kur gjenden bullgarët aty, si mundin që të ruajnë traditat e veta dhe gjuhën? Përkëtë tregon në njëintervistë për “Radio Bullgarinë” Valentina Shatova, e cila që nga viti 2012 është drejtuese e qendrës etnike-kulturore bullgare “Zdravec” në qytetin Pavlodar në Kazakistan.
Në fillim të shekullit të XX - në periudhën midis viteve 1907 dhe 1911, një pjesë nga bullgarët, të cilët gjatë shekullit të XIX kanë gjetur shpëtim në Besarabi nga shtypja e osmanlinjve, përsëri kanë mbledhur laçka e plaçka. Kësaj radhe të nxitur nga reforma agrare në Perandorinë Ruse,еndërmarrë nga kryeministri Pjotër Stolipin. Në kërkim të tokës dhe të një jetese më të mirë ata udrejtohen stepave të Kazakistanit. Krahas me bagazhin tjetër, bullgarët kanë marrë me vete dhe fidanë dhe farëra. Këtë e di Valentina Shatova nga tregimet e nënës së saj. Me tren bullgarët kanë arritur deri në Omsk, dhe prej andej nisen në kolona. Kanë dashur që të vendosen në bregun e majtë të lumit Irtysh, por sipas urdhrit të administratës vendase kanë qenë të dërguar në stepën e zhveshur. Aty në 70 kilometra nga lumi Irtysh, bullgarët kanë krijuar dy fshatra të lulëzueshëm- Razumovka dhe Andrianovka, i dyti nga të cilët akoma ekziston. Kazakët vendës i kanë mësuar bullgarët të ndërtojnë shtëpitë e tyre-vendstrehime prej baltеdhe kashte. Ata i kanë mbajtur të pastra dhe gjithmonë të lyera me argjilë, sepse siç thotë Valentina Shatova, bullgarët janë njerëz “punëdashës dhe shumë të zellshëm”.
Sot pjesa kryesore e popullsisë bullgare në Kazakistan është e përqendruar në rajonet Pavlodar dhe Aktobe. Kjo popullsi akoma e ruan gjuhën e vet, pavarësisht se dialekti i saj deri diku dallohet nga ai bullgar, i cili flitet në Bullgari. “Gjuha jonë bullgare është pak e thjeshtuar. Dialekti ynë nuk ka pasuar asnjë lloj evoluimi, sikurse ka ngrirë. Flasim kështu siç kanë folur gjyshërit tanë përpara 100 vjetëve. Bullgarishtja është ruajtur me tepër si një gjuhë e folur në familjet krejtësisht bullgare”, thotë Valentina Shatova. Ajo është një bullgare etnike, por për herë të parë viziton atdheun e vet historik gjatë vitit 2016, kur merr pjesë në seminarin Ndërkombëtar në gjuhën dhe kulturën bullgare në qytetin Veliko Tërnovo.
“Kur ulesha në Sofje, ndjeva mbase në një nivel gjenetik se jam kthyer drejt rrënjëve të veta”, - kujtohet me emocion Velentina Shatova. Sot, në qendrën e drejtuar prej saj, bullgarët e rinj në Kazakistan mësojnë gjuhën bullgare dhe traditat tona, kulturën dhe kuzhinën. I popullarizojnë duke organizuar festa para publikut.
Mes festave të preferuara të bullgarëve në Kazakistan janë Nata e Buzmit dhe Krishtlindja, të cilat ata i festojnë si në Bullgari, më 24 dhe 25 dhjetor. E presin festën me byrekët tradicionalë bullgarë me djathë dhe me kungull. Festa tjetër e dashur është festa e Veroreve - Gjyshe Marta. Më 1 mars nxënësit e qendrës etnike-kulturore “Zdravec” u shpërndajnë verore të mëdhenjve dhe të vegjëlve jo vetëm nga diaspora bullgare, por dhe nga etnoset e tjera, sqarojnë edhe simbolikën e tyre.
“Njerëzit gëzojnë shumë dhe besojnë se kur u lidhin verore në dorë do të jenë të shëndetshëm”, thotë Valentina Shatova. Një veprimtari tjetër bazë e qendrës është mësimi i gjuhës bullgare.
“Kemi klasa të shkëlqyera. Në sajë të Ambasadës Bullgare në Kazakistan dhe të Ministrisë Bullgare të Arsimit disponojmë shumë literaturë, të gjitha librat e domosdoshëm, video dhe audio materiale”, tregon Valentina Shatova.
Në klasat e gjuhës bullgare pranë qendrës përgatiten të rinj, të cilët duan të vazhdojnë arsimin e vet në Bullgari në bazë të kuotave të përcaktuara nga Ministria Bullgare e Arsimit. Tanimë 30 bullgarë të rinj nga Kazakistani kanë ardhur të mësojnë në Bullgari dhe kanë gjetur për veten e vet një realizim të mirë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..