Kupa plastike e hedhur me një shkujdesi shumë lehtë mund të shkojë deri tek lumi më i afërt, kurse ujërat e zeza t’i shtien një helmim shtesë. Njerëzit mundin si të shkatërrojnë, ashtu dhe të ndërtojnë dhe një shembull për këtë na jep fondacioni “Tokë përgjithmonë”, i cili bashkë me tri organizata të huaja joqeveritare do të kërkojë vendime dhe zgjidhje ekologjike për lumenjtë Tunxha (në Bullgarinë Jugore), Prut (në Rumani) dhe Dnieper (i cili kalon përmes territoreve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës).
Projekti “Lumenj më të pastër - dete më të pastra” lind si një iniciativë të shoqatave nga disa vende të Detit të zi - Bullgaria, Moldavia, Ukraina dhe Rumania. Eko-aktivistët vendosin të ndërmarrin veprime, duke vërejtur sesi lumenjtë janë të bllokuar me mbeturina të cilat nuk kalben, të cilat pas kësaj shkojnë në det dhe shkarkimin e paligjshëm t; ujërave të zeza të pa trajtuara në shtretërit e lumenjve.
Kush ndot më shumë?
“Kur flasim për mbeturina prej plastmase, bëhet fjalë për njerëzit, por jo ata, të cilët gjenden në bregun e lumit - thotë Diana Iskreva, drejtoresh ekzekutive e Fondacionit “Tokë përgjithmonë”. Thjesht, mbeturinat e hedhura prej plastmase barten nga era, erozioni, rrymat, shiu dhe në bazë të një mënyre të natyrshme gjejnë vendin e vet në lumenjtë. Kurse sa i përket ndotjes së fekaleve si dhe ndotjes jetike shtëpiake - faj deri diku kanë dhe qytetarët, por dhe bashkitë, të cilët nuk disponojnë stacione spastrimi.
Kuptohet se, ndërmarrjet po kështu ndotin, por ato nuk janë objekt i projektit tonë”.
Partner bullgar i “Lumenj më të pastër - dete më të pastra” është Bashkia Mëglizh dhe fshatrat e afërta Jagoda dhe Julievo, të vendosura nëpër rrjedhën e lumit Tinxha. Në to do të realizohen projekte pilote, përmes të cilave banuesit vendas të mësohen sesi t’i kthejnë mbeturinat në një resurs. Do të ndërtohet një komposter, i cili të copëtojë dhe të bëjë copa-copa degë dhe të mbledhë gjethet, do të instalohen presa për shtypjen e mbeturinave prej plastmase, do të krijohet dhe një pajisje pilote për spastrimin e ujërave mbeturinore.
Mbi projektin me një vlerë të përgjithshme prej 487 mijë eurosh do të përpunohet po kështu një aplikacion për smartfon, i cili të mund të lokalizojë vatrën e sasisë rritëse të mbeturinave. Me një vlerë të madhe do të jetë dhe arsimimi i njerëzve të rinj, të cilët do të mësohen nga njëra anë të ruajnë pasurinë natyrore, kurse nga ana tjetër, si t’i hartojnë ankesat e tyre për një ndotje të hapur, në mënyrë që ato të shqyrtohen nga institucionet dhe të arrijnë rezultatin e dëshiruar.
Mjerisht, përpjekjet e organizatave joqeveritare nuk mund të zgjidhin problemet globale dhe Bullgaria po vazhdon të zërë një nga vendet e fundit sa i përket kryerjes së legjislacionit evropian.
“Gjatë hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian qeveria dhe ekspertët evropianë arritën në konkluzionin se, na duhen 2,9 miliardë euro, për të arritur një përputhshmëri me direktivën lidhur me ujërat mbeturinore - kujton Diana Iskreva në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ne i harxhuam këto para, por arritëm 23% pajtueshmëri. Një nga shkaqet është se harxhohen shumë para pa arsye, kurse tjetra është se, teknologjitë e aplikuara kanë qenë të mira deri në mesin e shekullit të 20. Sipas legjislacionit tonë ekziston një teknologji e vetme - i ashtuquajturi kanalizim, derisa nëpër botë përdoren teknologji të shumta dhe pjesa më e madhe prej tyre janë të lidhura me një trajtim të decentralizuar të ujërave, me fjalë të tjera trajtim në vend pa ndërtimin e kanalizimit. Tek ne teknologji të ngjashme janë aplikuar në mënyrë pilote, por ato janë kaq të pakta - vetëm si ilustrim, dhe nuk ka asnjë vendbanim të mbuluar me ndonjë prej tyre”.
Që të mund të arrijmë kërkesat e legjislacionit evropian përmes teknologjisë së vetme tek ne, kjo do të thotë dy gjëra - investimin e parave të shumta të paarsyeshme në ndërtimin e kanalizimeve të reja dhe zbritjet e amortizimit për llogari të konsumatorit. ”Por qëllimi nuk është që të spastrosh ujin, që ta bësh të pamundur pagesën e tij, por të ruash mundësitë e njerëzve ta përdorin, dhe kjo pa e ndotur mjedisin” thotë në përfundim Diana Iskreva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BTANë vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..