Në një intervistë për BNR zëvendës kryeministrit Tomisllav Donçev tha se tema për ndryshime në Kushtetutë duhet të përqendrohet në suazën: më shumë drejtësi, përmirësim të përfaqësisë politike dhe kontaktit midis shtetasve dhe institucioneve. Donçevi theksoi se ndërrimi i rojës nuk do t’u përgjigjet kërkesave të njerëzve. Figurat janë me rëndësi, por me rëndësi më të madhe janë rregullat sipas të cilave zgjidhen këto figura.
Sipas tij me tekstet ekzistuese në Kodin Zgjedhor shumë vështirë mund të organizohen zgjedhje. Sipas tij në të nuk ka qartësi se çfarë makinash për votim të blihen dhe kujt është përgjegjësia për t'i siguruar. Donçevi theksoi, se nga këndvështrimi i krizës kushtetuese rreziku më i madh janë zgjedhje për të cilat shtetasit bullgarë nuk janë të bindur se janë transparente. Sipas tij kjo do të jetë skenari më i keq demokratik pra rezultate zgjedhore të cilьt pjesa e madhe e shtetasve i konsiderojnë jo adekuate. “Nga pikëpamja e logjikës partiake mbetja e qeverisë në pushtet vetëm shkkton dëme”, theksoi Donçevi.
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..