Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk do të përkrahë projektin e GERB-it për kushtetutë të re

Mustafa Karadajë
Foto: BGNES

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, nuk do ta përkrahë projektin e partisë në pushtet GERB për kushtetutë të re dhe thirrje të Kuvendit të Madh Popullor. Këtë e deklaroi në një briefing kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë, njoftuan reporterët e BNR-së.

Sipas lëvizjes projekti i përgatitur është goditja e radhës kundër demokracisë dhe shtetit. “Kushtetuta e re kategorikisht nuk i përgjigjet kërkesës për restart”, theksoi Karadajë.

Për parashtrimin e propozimit të GERB-it për kushtetutë të re ka nevojë për përkrahje parlamentare prej 120 votash.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën

Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..

rinovuar më 25-06-26 5.04.MD