9 vjeçari Danaill Popzafirov tashmë është i tretë në ranglistën botërore të fëmijëve-shahistë. Ai është i dytë për nga rejtingu ndër moshatarët e vet në Evropë.
Danaill është kampion i shumëfishtë i Bullgarisë për fëmijë dhe mbajtës i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ka filluar të luajë shah që në moshën 4 vjeç e gjysmë, por vetëm pas një viti i ka matur forcat me mjeshtrin e madh të shahut bullgar Veselin Topallov (kampion botëror i shahut në vitet 2005-2006 dhe nënkampion në periudhën 2010-2012).Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën..