Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov: Duan që të ketë përsëri “kabinet Oresharski”

Foto: BTA

“Dje u bënë të qarta shumë gjëra. Së pari se DPS nuk e përkrah GERB. Për të gjithë u bë e qartë se fjalët e tyre për Kuvend të Madh Popullor dhe kushtetutë të re kanë qenë të kota. Çfarë doli – se të gjithë kanë gënjyer! U bë e qartë për të gjithë se cilët janë skenaristët dhe cilët janë skenarët”, deklaroi Kryeministri Borisov në Vidin, cituar nga agjencia BGNES.

“Ata duan që të ketë përsëri “kabinet Oresharski”. Krijuan një skenar shumë dinak. Shkuan dhe e trembën Ahmet Doganin dhe çfarë bënë – përsëri BSP, DPS, Radev dhe oligarkia së bashku”, shtoi Kryeministri.

Borisov inspektoi remontin e rrugës midis Montanës dhe Vidinit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov

Bullgaria mbështet pozitat e BE-së për Ukrainën dhe ngjarjet në Siri

Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve..

botuar më 24-12-17 9.39.PD

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë informacion për derdhjen e naftës ruse në Detin e Zi

Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..

botuar më 24-12-17 8.37.PD

Parashikimi i motit për 17 dhjetorin

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..

botuar më 24-12-16 7.35.MD