Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të iniciojë një debat për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së

Ekaterina Zaharieva
Foto: mfa.bg

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria do të iniciojë një debat në BE për miratimin e kritereve unike për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së në kushtet e pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur zyra e shtypit e MPJ-së bullgare.

Në takimin tradicional me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bullgarisë përtej kufirit Zaharieva u bëri thirrje ambasadorëve për të punuar mbi këtë detyrë.

Ne në BE arritëm të aplikojmë kritere për vende të treta, por në të njëjtën kohë në kuadrin e BE-së mungojnë kritere për kufijtë e brendshëm”, tha Zaharieva. Sipas fjalëve të saj rregullat unike për kontroll të kufijve të brendshëm duhet të jenë të qarta dhe publike, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD