Mbi 100 çiklistë dhe ekipet mbështetëse nga Bullgaria dhe Rumania u mblodhën në qytetin Vidin në pritje të sinjalit për fillim të itinerarit më të gjatë çiklistik turistik në Bullgari. Fillimi i udhëtimit të tyre nëpër trasenë 732 kilometrashe në Danub Ultra është më 1 shtator.
Çiklistët do të kalojnë rreth më shumë se 100 vendbanime dhe qyteza në vendin tonë, ku pritet që rrethi çiklistik të jetë emocionues si për pjesëmarrësit, kështu dhe për banuesit vendas.
Mes vendeve të posaçme përgjatë bregut bullgar të lumit Danub, të cilat do t’i vizitojnë çiklistët janë kureshtjet e shumta kulturore-historike si kalaja “Baba Vida”, qyteti antik Ullpija Eskus në fshatin Gigen, çezma “Elija” në qytetin Nikopoll - gryka e së cilës del fjalë për fjalë prej një sarkofagu autentik romak (i cili daton që prej 160-180 vjet përpara epokës sonë) me një mbishkrim të gdhendur latin mbi të. Maratonistët-çiklistë do të kalojnë dhe përmes rrënojave të kështjellës së lashtë ushtarake romake “Dimum” në qytetin Belene, përmes kampit legjionar romak “Nove” në qytetin Svishtov, shatërvanit “Djali me hidrën” në qytetin Ruse, rezervatit arkitekturor “Mëhalla e Peshkatarëve” në qytetin Tutrakan dhe kompleksi arkeologjik “Durostorum-Drëstër” në qytetin Silistra. Pika përfundimtare e rrethit çiklistik është fshati Durankullak, në bregun e Detit të Zi. Çdo njëpjesëmarrës vet zgjedh kategorinë në të cilën të regjistrohet: individualisht, në ekip prej 2 ose 4 çiklistëve të tjerë. Rregullorja parashikon që lëvizja përgjatë itinerarit të bëhet sipas një plani individual dhe për një periudhë të lirë të kohës së zgjedhur-deri më 48 orë, deri më 3 ditë, deri më 5 ditë dhe më shumë se 7 ditë.
Veterani 72 vjeçar Petër Dimitrov nga qyteti Varna për shembull, do të kalojë çdo ditë nga mbi 100 kilometra, që të mund të përfshihet në grafikun prej 7 ditësh.
Ky është edicioni i shtatë i “Danub Ulltra: Ndiq rrjedhën e lumit 2020” Një ngjarje shoqëruese është prezantimi i botimit të ri turistik “Hartë - udhërrëfyese Danub Ulltra 2020”. Libri është frymëzuar nga veprimtaria e studiuesit të Bullgarisë Danubiane Felix Kanitz. Në “Udhërrëfyesin” është vendosur një informacion i dobishëm turistik për regjionin nëpër rrjedhën e lumit Danub përmes Dobruxhës deri në Detin e Zi, kurse grafika interesante kalojnë drejt veprimtarisë së Kanitz në vendin tonë gjatë shekullit të 19.
Ambiciet e ekipit tonë, i cili qëndron pas organizatës të rrethit të biçikletistëve është që deri më 3 vjetëve “Danub Ultra” të kthehet në një nga itineraret më të njohura të turizmit çiklistik në Ballkan.
Përpiloi: Elena Kerkallanova
Fotos: dunavultra.com, BTA
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev,..