Transportues nga rajoni i Goce Dellçevos janë duke protestuar te PKK-ja Kullata-Promahon. Ata janë të pakënaqur për mbylljen e pikëkalimit “Ilinden-Eksohi”, si masë kundër përhapjes së Covid-19. Megjithëse MPJ-ja bullgare njoftoi se “Ilinden-Eksohi” do të hapet për kamionë dhe mauna që nga 7 shtatori, transportuesit nuk janë të sigurt se Athina do ta zbatojë premtimin e vet. Ata deklaruan para BNR-së se janë gati për protesta civile.
Protestuesit kundër qeverisë dhe Kryepkurorit bllokuan edhe rajonin e pikëkalimit Ura e Danubit-Ruse. Lëvizja është e vështirësuar, ndërsa kalimi i kamionëve nga Rumania është bllokuar që nga mëngjesi. Aksioni do të vazhdojë deri në orën 20.00, njoftuan organizatorët.
Turistë dhe vendas nga rajoni i Sinemorecit, Bullgari Juglindore, të pakënaqur nga pushteti dhe betonimi i bregdetit bullgar, bllokuan urën mbi lumin Veleka që derdhet në Detin e Zi, transmetuan reporterët e BNR-së.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..