Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e tensionit gjatë protestës në Sofje

| rinovuar më 20-09-02 11.44.MD
Foto: BGNES

Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.

Protestuesit thërrasin “kriminelë” dhe “mafi”. Organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” i dhanë qeverisë një afat deri në mëngjes për të dhënë dorëheqje. Arman Babikjan u bëri thirrje protestuesve për të qenë nesër në orën 9 në sheshin “Nezavisimost” /“Pavarësi”/ në qendër të Sofjes që ta shprehin pakënaqësinë e vet.

Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgasi shndërrohet në qendër të kulturës së skajteve këtë fundjavë

Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat;..

botuar më 25-08-23 10.35.PD

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..

botuar më 25-08-23 6.15.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën..

botuar më 25-08-22 7.30.MD