Sipas variantit të parë të masës 60/40 për donacionin e pagave gjatë pandemisë së Covid-19 në periudhën 13 mars – 30 qershor, afro 180 000 veta kanë ruajtur vendet e tyre të punës në mbi 25 000 firma. Në kuadrin e masës në fjalë në periudhën 15 korrik – 27 gush janë pranuar 3776 kërkesa për pagimin e kompensimeve të 119 754 punonjësve. Deri tani janë paguar 164 mln euro. Do të ruhen akoma 300 000 vende pune deri në fund të vitit, gjë për të cilën janë siguruar 250 mln euro.
Pa këtë masa papunësia do të ishte 14% dhe jo 7.9% siç është tani, pohojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, cituar nga BTA.Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...