Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paradë e automobilave retro në qytetin Varna

Foto: BTA

Mbi 100 automobila do të marrin pjesë në një paradë retro dhe në një konkurs për elegancë. Aktiviteti do të zhvillohet më 5 shtator nga ora 11.00 tek hyrja e Kopshtit Detar të kryeqytetit tonë detar Varna, bëri të diturr BNR Varna. Organizatorët e aktivitetit janë Retro Moto Klubi në partneritet me bashkinë e qytetit.

Pritet që në paradë të marrin pjesë automobila nga 18 qytete të vendit, si dhe 10 ekuipazhe nga Rumania. Posaçërisht për ngjarjen në Kopshtin Detar do të mbërrijnë Ford Model Т nga viti 1913, Mercdes Cabrio - limuzinë 170flu nga 1934-ta, Chevrolet nga viti 1929 dhe automobila të tjerë atraktivë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD