Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.
Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.
Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara, e renditur e dyta në skemë, me rezultatin 6:4, 6:1. Një tjetër bullgare u kualifikua për..
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara,..