Festa tradicionale e pestilit në Muzeun Etnografik në të hapur “Etër” afër Gabrovos prezanton tri ditë me radhë ushqime të ndryshme speciale prej kumbullash blu. Pestili prej kumbullash blu, i njohur si “Çokollata e Gabrovos”, është një prej ushqimeve më të shijshme të ëmbla për këtë stinë në pjesën qendrore të Bullgarisë.
Në festë, e cila zhvillohet që nga viti 2013, turistët mund të mësojnë recetën e tij, të shijojnë specialitetet ushqimore vendase, si dhe të blejnë disa prej tyre.
Sivjet për herë të parë zhvillohet edhe një konkurs folklorik kombëtar “Trapeza Rituale”, me pjesëmarrjen e formacioneve të ndryshme folklorike prej amatorësh nga krahina të ndryshme të vendit, të cilët gjallërojnë zakone të lidhura me ushqimin dhe me rëndësinë e tij për stërgjyshërit tanë.
Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..
Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) ...
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit..