Situata në qendër të kryeqytetit është e qetë, ndërsa lëvizja është normale. Nuk ka udhëkryqe të bllokuara, pasi policia parandaloi ndërtimin e një kampi të ri çadrash në bulevardin “Car Osvoboditell”.
Protestuesit vetë i hoqën çadrat, pasi u ishte shpjeguar se e shkelin Ligjin për lëvizjen në rrugë. Me fjalët “Nuk do ta harrojmë “të mërkurën e përgjakur”. Nuk do t’i falim politikanët dhe Borisovin, të cilët i ndotën duart e tyre me gjak” organizatorët e protestës shpallën datën e mitingut tjetër mbarëkombëtar – 10 shtator.
Sonte do të ketë protesta jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera të vendit.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..