Me emrin “Ne nuk kemi frikë” për 63-ën mbrëmje me radhë në qendër të Sofjes u mblodhën protestues kundër qeverisë dhe kryeprokurorit.
Një ditë para “Kryengritjes së dytë të Madhe Popullore”, të planifikuar për 10 shtatorin, e ashtuquajtura “trio e helmuar”, e cila koordinon aktivitetet antiqeveritare, bëri të ditur se tashmë ka edhe vullnetarë ndërkombëtarë, të cilët janë gati të vijnë dhe të protestojnë kundër qeverisë bullgare, transmetoi BNR.
Ndërkaq, policia njoftoi se do të vendosë pika kontrolli për parandalimin e përdorimit të sendeve dhe teknikës së rrezikshme piroteknike. Qëllimi është që të mos përsëriten provokimet nga 2 shtatori, kur u arrit deri tek përleshje mes provokatorëve dhe forcave të rendit publik.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..